Enca ndez cigaren e hashashit dhe e kalon te publiku (FOTO)
Enca Haxhia ishte e ftuar për të kënduar përpara publikut të Tiranës, në sheshin ‘Skënderbej’, përpara se në skenë të ngjitej Daddy Yankee, ‘mbreti i Reggeaton’.
Përpara një publiku të dominuar kryesisht nga adoleshentë dhe të rinj, Enca performoi disa nga këngët e saj më të njohura, përfshirë “Ciao”. “Sa po du me pi, dridhe njo e po pim bar”, është refreni i kësaj kënge që në ‘Youtube’ ka mbi 18 milionë shikime.
E për t’ju përshtatur sa më shumë këngës, Enca vendosi që të ndezë në skenë një cigare hashash. Këngëtarja performoi gjatë gjithë kohës me cigaren e hashashit në dorë dhe duke tymosur në skenë. Në fund të performancës, ajo pyeti, “a do njeri këtë?”, duke e hedhur më pas cigaren te publiku.
https://www.instagram.com/p/BlyGTDNnduN/?taken-by=enca
KOHA JONË SONDAZH

