Enca thyen rekordin e Noizyt dhe Ledrit (VIDEO)

Kënga e re e Encës, “Dua”, dhe videoklipi shoqërues janë bërë objekt bisede dhe jo pa faj. Kënga është provokuese, klipi po ashtu.

Ndoshta eroticizmi i videoklipit, ndoshta fabula e këngës e ndoshta të dyja, fiksuan shikuesit kudo dhe në këtë moment, vetëm 48 orë pas publikimit, projekti i Encës ka më shumë se 2 milion shikime në YouTube.

Diçka e këtij niveli ndodhi për herë të fundit kur dy armiq të vjetër, Ledri dhe Noizy, u bënë bashku për këngën “Dje dhe sot”. Brenda 24 orësh, klipi arriti thuajse 1 milion klikime. Kureshtja ishte e natyrshme. Sherri i tyre i bujshëm kapërcente gjenerata dhe ky pajtim ishte i befasishëm dhe ndoshta më i bujshëm se sherri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga gjendet në listën e videove trending në YouTube në vende si Itali, Austri, Greqi, Gjermani, etj. Popullariteti është i dukshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama
Enca - Dua (Official Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?