Eneda Tarifa e pranon: “Portokallia” ime mbaron këtu

Me një foto të sajën, Eneda Tarifa ka zbuluar se nuk do të jetë më pjesë e ‘Portokalli-së’. Moderatorja dhe këngëtarja ka sqaruar se do të jetë e fokusuar tek projektet muzikore, ndonëse u kthye me shumë mall tek programi i humorit, të cilin e kishte drejtuar për disa sezone më parë.

“Te dashurit e mi, miq real e virtual.

Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale 😉.

Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend.

Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…

Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Love you all 💓”, ka shkruar Eneda krah fotos së fundit.

 

SHKARKO APP