Eneda Tarifa: Kam dalë me traumë nga Eurovizioni, më penalizoi gjuha

Këngëtarja Eneda Tarifa ka treguar se nuk ka dalë e kënaqur me paraqitjen e saj skenike në Eurovizion, pasi e ka penalizuar fakti që ka kënduar në gjuhën angleze. E ftuar në “Soiree”, Tarifa tha se nëse do t’i jepej mundësia të garonte edhe njëherë, do ta bënte në gjuhën shqipe. Tarifa tha më tej se ajo ka dalë me një traumë nga ky festival që sipas kësaj, për mënyrën e keqe të organizimit e kalojnë thuajse të gjithë këngëtarët që marrin pjesë aty.

“Nëse më përpara qëllimi ishte të fitoj festivalin vetëm si festival, tani është që të mendosh një element që të pëlqehet në Eurosong. Shpeshherë ka qenë edhe tek modifikimi. Unë e kam pësuar tek modifikimi i materialit për shembull. Nëse do të kisha shkuar me atë material siç e kisha në fillim, besoj se do të ishte shumëherë më e mirë. Atë vjet që mora pjesë ishte një politikë që duhet të ishim më të bashkuar.

Ata kanë direktivat e tyre, që të kenë pak më shumë këngë në anglisht le të themi. Prandaj ndodhi. Nëse do më jepej prap mundësia për të zgjedhur do të shkoja me versionin shqip.

Unë nuk kam probleme të shkoj prapë. Unë herën e dytë kam përshtypjen do di si të veproj, qoftë edhe me drejtuesit e RTSH. Ata që janë përgjegjës për paraqitjen në Eurosong, qoftë edhe me autorët e këngës, orkestruesit dhe të gjithë ata që merren me dukjen. Mendoj që të gjithë këngëtarët që vijnë (nga Eurovizioni), vijnë me një traumë që quhet trauma post festivali Europian. Është shumë mistike, shumë misterioze”,-ka treguar Eneda.

SHKARKO APP