Eneda Tarifa: Këto ngjarje na bëjnë të mjerë, është akt kriminal dhe i ndyrë të vrasësh dikë

E ftuar në emision “Mes Yjesh” në Ora News, Eneda Tarifa ka folur edhe për situatën në Shqipëri ku po ndodhin shumë vrase dhe dhunë.

Xhesi Muçaj: Po ndodhin shumë vrase dhe dhunë në Shqipëri dhe kjo situatë po degradohet gjithnjë e më shumë, ajo çfarë të bën më shumë përshtypje është se vetë femrat nuk suportojnë njëra-tjetrën. Çfarë mendon ti për këtë situatë?

Eneda Tarifa: Jam prekur kaq shumë në këto  rastet e fundit saqë vërteët duhet të ndryshojmë mentalitetin. Këto ngjarje trishtojnë në masë gjithë publikun, na bëjnë që të ndihemi të mjerë dhe është shumë akt i ndyrë të vraës dikë, t’i marrësh jetën pa të drejtë dikujt.

Xhesi Muçaj: Edhe ne si femra kemi faj.

Eneda Tarifa: Sigurisht, nuk lind nga hiçi asgjë, por mendoj që kjo nuk të jep të drejtën të bësh një akt të tillë me njeriun që ke ndarë jetën, kaq krim.

Eneda Tarifa, tregon nëse vazhdon ende miqësinë me Fifin pas “Këngës Magjike”

SHKARKO APP