Eneda Tarifa, një tjetër dëshmi nga fronti i Covid

Me një video ‘live’ në llogarinë e saj, këngëtarja Eneda Tarifa ka treguar se është infektuar me ‘Covid-19’. Ajo ka pohuar se humbja e shijes e ka bërë të bëjë tamponin, i cili më pas ka rezultuar pozitiv.
Eneda ka treguar se nuk ka ndjerë asnjë shqetësim tjetër përveç humbjes së shijes dhe nuhatjes, ndonëse bashkë me të është infektuar dhe vajza e vogël, Aria, e cila po e kalon lehtë këtë situatë me mamin.

Tarifa është izoluar duke u kujdesur për veten, vajzën dhe shëndetin e të gjithë atyre që e rrethojnë dhe ka theksuar se është përgjegjësi e çdokujt të ruajë dhe njerëzit me të cilët punon dhe bashkëvepron.
Eneda nuk do të jetë nën drejtimin e ‘Portokallisë’ për 14 ditë, ndaj dhe ka shtuar se spektakli do i mungojë shumë, por sapo të rezultojë negative dot ë rikthehet sërish në punë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

SHKARKO APP