Eneda Tarifa tregon ‘pengun’ që Kujtim Prodani mbeti pa e realizuar
Këngëtarja Eneda Tarifa tregon se kantautori Kujtim Prodani po merrej me recitalin që donte të realizonte në kujtim të nënës së tij Anita Takes.
“Festivalin për të ëmën e kishte shumë merak. Mendoj se tani ndoshta na takon ne të bëjmë një festival në kujtim të të dyve, edhe të Anitës, edhe të Kujtimit”, tha ajo ne Shqiperia Live. Këtë Eneda e konsideron pengun që Kujtimit i mbeti pa realizuar.
Eneda kujton kantautorin si artistin që i bënte të gjithë për vete.
“Kemi ndarë shumë momente të bukura së bashku, ai kishte merak një koncert të përvitshëm që bënte në Durrës për hapjen e sezonit doja të risillja një këngë me të, Kanape-n por nuk ia dolëm dot”.
Kujtim Prodani humbi betejën me Covid-19 pasi qëndroi disa ditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”./tch