Eni Çobani në tre evente me të njëjtin fustan (FOTO)
Avokatja e njohur Eni Çobani pasditen e sotme ka qenë e ftuar tek emisioni “Rudina” në Klan, ku ka folur për jetën e karrierën e saj.
Ajo ç’ka nuk mund të lihet pa u vënë re është veshja e saj. Fillimisht fustani i kuq tregon anën e saj festive, por pak para emisionit moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare” ka festuar me kolegët e Dhomës së Avokatisë Kombëtare festën e Vitit të Ri dhe nga fotot e postuara në Instagram shohim se ka të njëjtën veshje si në emision dhe gjithashtu edhe në festën e fundvitit të TV Klan.
Me rastin e festave, zonja Eni nuk e ndan fustanin e kuq as në mbrëmje, as në emisione./Blitz.al/