Eni Koçi merr pak pushim nga muzika dhe i futet studimeve
Pandemia ka ndikuar në krijimtarinë dhe projektet muzikore të të gjithë këngëtarëve. Kështu duket se ka ndodhur dhe me Eni Koçin që ka shpjeguar se pse nuk po sjell më projekte të reja, kur e kanë pyetur nëse e ka lënë muzikën.
“Jo, nuk e kam lënë. Muzika është gjë shumë shpirtërore, nuk është thjesht punë. Situata aktuale ka ndikuar tek secili prej nesh në anën psikologjike dhe mendoj që çdo projekt do qetësinë e duhur për t’u punuar. Gjithashtu këtë vit diplomohem kështu që prioriteti im ka qenë universiteti”, ka shkruar Eni.
Nuk do ishte çudi që projektet muzikore të mungonin edhe sepse prej kohësh këngëtarët janë pa një rrogë siç ka pohuar dhe Greta, megjithatë prioritetet e Enit këtë kohë kanë qenë larg muzikës, tek studimet e saj.