Eni Koçi tregon pasojat që i vuan ende edhe sot e kësaj dite nga Covid-19
Showbiz E Hënë, 6 Shtator 2021 13:07
Këngëtarja Eni Koçi e kaloi koronavirusin gati një vit më parë. Ajo e mori veten dhe siç u shpreh në atë kohë, pa shqetësime serioze.
Mirëpo, ndonëse ka kaluar plot 1 vit, Enit nuk i është kthyer ende shija apo nuhatja. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale.
“E kam kaluar Covidin përpara një viti. Por ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen (parosmia)”, ka shkruar Eni.