Eno Popi vjen me projekt të ri, “Dilema Sociale” e rikthen atë tek rrënjët

Gazetari dhe moderatori i njohur, Eno Popi, do të rikthehet me një projekt të ri pas disa kohësh shkëputje. Eno do kthehet aty ku nisi gjithçka në karrierën e tij, në “Top Albania Radio”. Ai ka qenë duke punuar për një program kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë. Programi do të quhet “Dilema Sociale” dhe do vijë me moton “Filloje nga Zero”. Lajmin e ka zbuluar vetë Eno përmes profilit të tij në “Instagram”. Mes intervistave dhe monologjeve, Popi do të përplasë ide dhe opinione, do të shpërfaqë të vërteta e thyejë mite e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqërojë dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese.

https://www.instagram.com/p/CF9fMepHZAr/

SHKARKO APP