Enrique Iglesias flet për herë të parë për binjakët e tij

Ai u bë baba për herë të parë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku i uroi mirsëardhjen në jetë dy binjakëve të tij, Nicholas dhe Lucy, të cilët erdhën në jetë nga lidhja me partneren e tij, Anna Kournikova.

Pas disa muajsh këngëtari Enrique Iglesias ka vendosur të flaës për herë të parë për binjakët e tij dhe dashurinë që ka për ta.

42-vjeçari rrëfeu dashurinë dhe adhurimin që ka për familjen e tij: “I dua vogëlushët e mi dhe jam shumë i lumtur me familjen time të re”.

Në një video të realizuar nga fansat e tij, vetëm pak javë pasi ishte bërë baba, gjatë një koncerti Enrique shfaqet mjaft i emocionuar duke thënë: “U bëra baba rreth 12 javë më parë, dhe dua tiu rrëfej dy gjëra; I dua vogëlushët e mi dhe i dua shumë shumë”.

SHKARKO APP