Era Istrefi larg rrjeteve sociale, këngëtarja tregon arsyen

Pas operacionit që ju nështrua pak ditë më parë, Era Istrefi nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.

Për personazhet e famshëm ‘Instagram’-i është kthyer në një mënyrë komunikimi me fansat, prandaj të gjithë ndjekësit e Erës e kanë ndjerë mungesën e saj.

Megjithatë duket se ky veprim i këngëtares është i mirëmenduar, për t’u fokusuar më shumë në shëndetin, lumturinë dhe punën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të qëndruarit larg internetit është luksi më i ri. Mora gjithë kohën për t’u shëruar pas operacionit dhe të fokusohem në atë që më bën të lumtur dhe çfarë më bën të ndihem njeri. Jam përgjegjëse për energjinë që kam dhënë kështu që duhet të rregullojë atë së pari. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres për gjërat e radhës dhe t’i ndajë me ju”, – ka shkruar Era në ‘Instagram’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka publikuar dhe video të shkëputura nga një intervistë që këngëtarja ka dhënë një vit më parë.

Era ka treguar se kur ka dyshime tek vetja gjithmonë drejtohet nga natyra, për të gjetur qetësinë dhe për të larguar mendimet negative.

Në fund të intervistës ajo thotë: “Ndihem pozitive tani dhe mendoj se kjo është gjëja që dashuroj të bëj”, dhe kjo mund t’i tregojë të gjitha.

https://www.instagram.com/p/BnrdzHAD9fA/?taken-by=eraistrefi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?