Era Rusi deklaratë të fortë: Me apo pa unazë, ky vit do të më gjejë nënë

Era Rusi pasditen e djeshme ka qenë e fuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur rreth këngës së saj më të re dedikuar të prekurve nga tërmeti, Era, në fakt zbuloi edhe planet që Era ka për vitin 2020.

Era zbuloi se çfarë pret nga viti 2020 e një urim që ia bëri disa herë vetes gjatë intervistës është mëmësia. Këngëtarja pranoi se ka shumë dëshirë të sjellë në jetë një fëmijë, duke theksuar se nuk do e kishte aspak problem edhe nëse do të ishte një nënë single.

“Mendoj që në 2020-ën, me unazë apo pa unazë, do doja të kisha një fëmijë. Tani kanë ecur aq shumë kohët, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që të kem një unazë për të pasur një fëmijë…”, tha Era duke theksuar se nuk ka pse e privon veten nga mundësia për t’u bërë nënë meqenëse ende nuk ka një partner të denjë.

SHKARKO APP