Era Rusi dhe Florian Agalliu fitojnë kupën e ”Dance With Me 6”
Javë pas jave kanë sjellë zhanre të ndryshme kërcimi dhe në të gjitha llojet kanë shkëlqyer. Era dhe Flori, kanë rrëmbyer kupën e edicionit të gjashtë të DWM në Tv Klan. Pas një finaleje të mbushur me emocione, ku çiftet konkurrente në garë interpretuan edhe një herë kërcimet e tyre më të mira, Era dhe Flori triumfuan në këtë edicion të gjashtë të spektaklit të kërcimit.
Para se të akordohej çmimi fitues, Gentian Zenelaj shpalli një nga konkurrentët, fitues të çmimit të produksionit. Sipas aktorit të humorit, ky çmim i shkoi “barkut më simpatik”, Eduart Ndocaj.
“Deri tani jemi mësuar të shohim ‘Miss Eleganca’, ‘Miss Fotozhenia’, ‘Miss Interneti’, ‘Miss Vetulla e Bukur’. Asnjë mis nuk është shpallur deri më tani për belin. Asnjë mis për belin. E kam fjalën për ne që jemi ne 3XL. Kjo kupë, që është çmimi i produksionit, i shkon barkut më simpatik që ka pasur ky produksion. I shkon pashait”,- tha Zenelaj dhe më pas ia dha kupën ish-deputetit Ndocaj.
https://www.instagram.com/p/B6bl4mNpPtn/?utm_source=ig_embed