Eranda Libohova dhe Rovena Dilo: Nuk martohemi
Dy figurat dhe këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Eranda Libohova dhe Rovena Dilo janë ngacmuar jo pak për jetën e tyre private. Shpesh është aluduar për ndonjë lidhje të mundshme për njërën ose për tjetrën në portale të ndryshme, por të dyja këngëtaret kanë vendosur t’u japin fund aludimeve në 2020-ën. Të pyetura nga gazetari dhe moderatori Ervin Kurti, në tryezën festive të së Djellës se kur do të festonte në dasmën e ndonjërës prej tyre, të dyja e kanë bërë të qartë duke e thënë troç se nuk kanë ndërmend të martohen, duke u shoqëruar me të qeshura. /TCH/