Eranda Libohova zbulon këngën që do donte ta fshinte nga repertori i saj: Është kot…
Eranda Libohova ka realizuar shumë balada, pasi sipas saj, aty e gjen më shumë veten dhe nga ku zhanër frymëzohet më shumë.
E lindur në shenjën e Virgjëreshës, Eranda ia faturon edhe Zodiakut romantizmin. Ndikuar nga kjo, gjatë një interviste tek “Rudina”, ajo tha se është detajiste dhe shpesh nuk kënaqet nëse nuk i kuron deri në detaje projektet muzikore, duke kërkuar maksimumin në gjithçka.
Megjithatë, edhe Libohova ka një peng. Ajo tha se çfarë e rëndon ende pas kaq kohësh nga udhëtimi i saj i gjatë në muzikë.
Pyetjes së Rudinës nëse ka ndonjë peng gjatë rrugëtimit muzikor, diçka që ndoshta s’është realizuar siç duhej, një këngë që s’e ka kënduar apo një këngë që është penduar që e ka kënduar, Eranda iu përgjigj:
“Po, ka një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Mund ta them, por nuk është ndonjë gjë. Është kënga “Më nga mu”.
Ja, është kënga që ti nuk e di që ekziston. Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër. Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj.
Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim. Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti….“.
Eranda tha se nuk mendon që do të bëhet kompozitore ndonjëherë.