Erjona harron Xhemailin, në lidhje me një basketbollist italian? (FOTO LAJM)

Pas divorcit nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po merr gjithmonë e më shumë vëmendje në mediat rozë. E bërë e famshme në europianin e 2016-ës, në Francë, bukuroshja shkodrane këtë herë ka postuar foto me bikini në plazhin e Formenteras. Erjona ka nxjerrë në pah linjat e saj, që tani duket se janë perfekte, falë edhe punës së shumtë të saj në palestër.

Mirëpo lajmi më i rëndësishëm për jetën e Erjonës u zbulua gjatë emisionit sportiv Tiki-Taka. Sipas gazetarëve italianë ajo ka nisur një histori dashurie me basketbollistin Alessandro Gentile. Detaje mbi lidhjen e re të Erjonës do të zbulohen në ditët në vijim. E si mund të rrinin duarlidhur personazhet e sportit pas lajmit se modelja shqiptare është ndarë nga Xhemaili!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?