Erjona i rikthehet ndarjes me Blerim Xhemajlin: E lashë unë

Modelja Erjona Sulejmani dhe futbollisti Blerim Xhamajli pak kohë më parë i dhanë fund martesës së tyre, edhe pse janë prindër të një djali.

Përfaqësuesit ligjor të Blerimit asokohe thanë se shkak i ndarjes ishte se Erjona përdorte pa kriter mbiemrin e bashkëshortit për qëllime përfitimi.

Pasi ka kaluar një periudhe gati dy mujore nga ndarja, Erjona ka sjellë një version tjetër të historisë. Në një postim në “Instagram”, kushtuar mediave zviceriane, modelja ka shkruar se Blerimi nuk është ende ish-bashkëshorti i saj.

“Bashkëshorti im nuk ma ka hequr ende mbiemrin dhe nuk është ‘ish’. Para se të kritikoni, duhet të mbushni hapësirat e injorancës, në radhë të parë juridike. Sidoqoftë, bashkëshortin tim e lashë unë me kurajën dhe dinjitetin që shumë gra nuk e kanë, duke preferuar të përfitojnë nga pasuria edhe pse turpërohen dhe dhunohen psikologjikisht!”, ka shkruar Erjona, duke zbuluar kështu edhe arsyet e divorcit më futbollistin shqiptar që luan në Zvicër.

SHKARKO APP