Erla Mëhilli, pjesë e televizionit

Siç shkruan në një njoftim në Instagram, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, pjesë e stafit të ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, do të angazhohet në një projekt të ri profesional që lidhet me televizionin.

”Të dashur miq! Pas kaq vitesh eskperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Në ditët në vijim do të kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analizë politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperiencë e re uroj të jetë një kontribut modest i imi në debatin dhe informimin publik”,-shkroi ajo.

Burime të sigurta për Anabel.al bëjnë me dije se Erla do të jetë pjesë e Euronews Albania si analiste. ”E di që ka shumë zëra që e bëjnë këtë çdo ditë, mirë, shumë mirë, pëlqyeshëm a më pak. Për mua është një mundësi për t’i dhënë zë jo vetëm asaj çka mendoj, por edhe gjithkujt me të cilin ndajmë të njëjtat shqetësime”,- shton më pas.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Erla do të ketë një emision të vetin pas zgjedhjeve. Një gjë të tillë ajo e paralajmëron në postim, në të cilin shprehet se angazhimi si analiste “vjen në funksionon të një projekti të ri, gjithnjë në komunikim me publikun”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erla Mehilli (@erlamehilli)

SHKARKO APP