Ermal Meta flet për Eugent Bushpepën: Ishte zëri më i mirë në Eurovision

Ermal Meta vetëm katër ditë më parë elektrizoi sheshin Skëndërbej në Tiranë me performancën e tij. Pas koncertit këngëtari shqiptar që jeton që Itali ka dhënë edhe disa intervista për mediat shqiptare.

I ftuar në “Top Show Magazine”, Ermal Meta vlerësoi lart një nga konkurrentët që ai pati në Festivalin Europian të Këngës. E sipas tij, më i miri në Eurovision ishte ai shqiptari që përfaqësonte Shqipërinë, Eugent Bushpepa.

“Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

E fakti se Italia nuk e vlerësoi me pikë për këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, ishte një tradhti. “Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë Ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës me Alban Dushin në “Top Show Magazine”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?