Ermali Fejzullahu urim të veçantë për ditëlindjen e të atit (Foto)

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, feston sot ditëlindjen e tij të 73-të. Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Mes urimeve të shumta për të nga kolegët, miqtë e fansat, më i veçanti ishte ai i djalit të tij, Ermal Fejzullahut. Duke e quajtur “i pazëvendësueshmi i shqiptarisë”, këngëtari u shpreh se sa më e gjatë jeta e të atit, aq më e bukur është jeta e tij.

“Urime ditëlindjen i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde dhe zemrën e bardhë e të mirë që ke. Je krenaria jonë. Sa më gjatë jeta jote, aq më e bukur jeta imë. Të duam shumë unë dhe padyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë,”- shkroi ai, ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të legjendës së muzikës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?