Ermali kërkon burrë për Kejvinën, por ja si reagon këngëtarja e njohur
Si gjithmonë me postimet e tij plot humor, edhe kete radhe nuk ka kursyer nje të tillë.
Së fundi Ermali ka postuar një foto të Kejvinës, velinës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku fton të gjithë “të interesuarit” që kanë dëshirë për të pasur bashkëshorten bukuroshen nga Lezha të dërgojnë CV e tyre në recepsionin e Klanit.
Por më tepër se ky postim, pasi nga Ermalin mund të presim çdo “gjë”, na tërhoqi më tepër vëmendjen komenti i këngëtares Beatrix Ramosaj. Pas ndarjes Ervi Cenolli, bukuroshja është përfolur shumë që është në një lidhje të re, por ky koment na tregoi gjithçka.
“Po i gjetët burrë Kejvinës, do ma gjeni dhe mua”? ka shkruar ajo.
Beatrix Ramosaj nuk është në një lidhje për momentin, por ndoshta CV do duhet t’i dërgoni Ermalit në një moment tjetër, pasi është radha e Kejvinës.