Ermali me Butrintin risjell hitin e viteve 2005 (VIDEO)

Dy këngëtarët mjaft të dashur për publikun, Ermal Fejzullahu dhe Butrint Imeri kanë bashkuar forcat dhe ashtu sikurse kishin paralajmëruar publikuan bashkëpunimin e tyre. Ata sollën për publikun versionin e ri të hitit të dikurshëm, “Për një dashuri”, të prezantuar për publikun në vitin 2005. Për përpunimin e muzikës është kujdesur producenti Rzon. Regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri. Dy këngëtarët në fjalë vazhdojnë të jenë shumë aktivë në muzikë me projekte muzikore, të cilat priten mirë nga fansat e tyre.

BUTRINT IMERI x ERMAL FEJZULLAHU - PËR NJË DASHURI

SHKARKO APP