Është aty, Floriana Garo: Gjinia jo ajo që donte Enisi, por ok!
Është aty! Floriana Garo pranoi publikisht se është shtatzënë, pas disa thashethemesh që qarkullonin në portale dhe rrjete sociale prej disa ditësh. Fjalë që fillimisht ish-drejtuesja e “Jo vetëm modë” u përpoq t’i përgënjeshtrojë duke thënë se s’ka treguar kujdesin e nevojshëm me ushqimin. Pasi tha se ndihej shumë e lumtur, Garo që është transferuar në Gjenevë pranë partnerit të saj, Enis Dacit, zbuloi gjininë e fëmijës në emisionin ‘Wake up’.
“Është vajzë!”,-tregon Floriana me fytyrën që i qesh nga emocionet. Ajo vetë nuk ka patur ndonjë preferencë specifike, por Enisi… “Enisi ka dashur djalë, mbase për çështjen e mbiemrit, mbase sepse duan dikë që ta bëjnë si veten, por dhe ne femrat duam të njëjtën gjë.”
Ndonëse shumë e shohin Florianën si vajzë të butë dhe të ëmbël, ajo thekson se nuk është, ndaj dhe vajzën e saj mbase nuk do ta rrisë si princeshë, sepse as ajo vet nuk është rritur ashtu.
”Jam rritur si vajzë çapkëne, si çun”,-shpjegon Floriana, që shumë shpejt do të kryejë celebrimin e martesës me të fejuarin. E lumtur për rrjedhën që ka marrë jeta e saj ish-vajza e ekranit tregon se kjo ishte dëshirë e të dyve: “Unë jam 30 vjeç, kam kaluar shumë eksperienca dhe tani kishte ardhur momenti”.