“Është diçka më intime”, Emina Çunmulaj zbulon për të gjithë pasionin e saj të fshehtë

Modelja Emina Çunmulaj ishte pasditen e djeshme në një lidhje direkte me Skype për emisionin “Rudina”, ku ka zbuluar pasionin e saj të fshehtë.

Emina është e apasionuar pas skulpturës dhe një ndër skulpturat që ka realizuar, e ka punuar që në kohën kur mamaja e saj ishte sëmurë dhe e ka përfunduar kur ajo ndërroi jetë. Ajo ka treguar se pasioni për skulpturën është diçka më intime, diçka që ka preferuar ta ruajë për vete.

“Kam pasion sklupturën e gurit! Përpara nuk i kam treguar skulpturat në video apo në rrjetet sociale sepse e mbaj si diçka për vete, është diçka që është më intime dhe diçka që nuk e kam shpërndarë me njerëzit, sepse të gjitha të tjerat po i shpërndajmë dhe të mbetej një vetëm për mua.

Këtë skulpturë e kam shumë përzemër sepse e kam punuar në kohën kur mami ishte shumë e sëmurë dhe e mbarova pas vdekjes së mamit. Kështu që është një femër, edhe është një formë lule, me një dorë e hapur këtu”, ka treguar modelja.

Emina Çunmulaj tregon pasionin e saj te fshehur

SHKARKO APP