Është zënë me Flori Mumajesin? Këngëtarja tregon pse nuk bashkëpunon më me të
Disa nga hitet e saj më të njohura mban firmën e producentit Flori Mumajesi, por vitet e fundit, Evi Reçi ka vendosur të eksperimentojë pak me muzikën që bën duke e provuar veten edhe në një stil me të cilin publiku nuk ka qenë i mësuar. Por të gjithë ata që e kanë ndjekur që nga fillimet e saj, dinë që Flori ka qenë një prej bashkëpunëtorëve më besnikë që Evi ia besonte këngët e saj.
Reçi u rikthye këtë vit në Këngën Magjike pas një shkëputjeje të gjatë nga garat muzikore. “Dorëzohu”, një këngë që e sjell artisten në një dimension të ri, nuk mban firmën e Florit, ndaj janë përforcuar dyshimet dhe zërat se këngëtarja mund t’i ketë shkëputur marrëdhëniet me Florin për shkak të ndonjë zënke.
Por asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Evi ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Lart e Poshtë” për të folur për të rejat nga karriera e saj, por nuk i është shmangur as pyetjes pse nuk bashkëpunon më me Flori Mumajesin.
Evi tha se mes tyre nuk ka pasur asnjë keqkuptim, siç mund të jetë aluduar, por edhe ajo, si të gjithë artistët, ka dashur të eksperimentojë edhe me kompozitorë të tjerë.
“Nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe Florit, por ne këngëtarët lëvizim shumë dhe në të ardhmen mund të bëj prapë një këngë me të”,- tha këngëtarja për “Lart e Poshtë.”