Eugenti në Eurovision bën shqiponjën me…Elenin (FOTO)

Në Eurovision janë tre shqiptarë. Njëri është nga Shqipëria, Eugent Bushpepa i cili përfaqëson vendin më kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës, siç është Eurovision Song Contest.

Dy shqiptarët e tjerë përfaqësojnë Italinë dhe Qipron. Ermal Meta është artisti me origjinë nga Fieri, që çon Italinë në Eurosong, dhe Eleni Foureira që ”Fuegon” e çon nga Qipro në skenën e Lisbonës.

Këtë herë, Eugenti na ka treguar se ka takuar Elenin, vajzën nga Fieri që iku në Greqi në moshën 7-vjeçare, e që vetëm vitet e fundit e ka pranuar që është Shqiptare. Siç duket edhe nga fotoja, takimi ka qenë shumë i ngrohtë, aq sa nuk kanë nguruar as të bëjnë shqiponjën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?