Eurovisioni u anulua por Arilena votohet si fituese
Botë e muzikës po pushon. Pandemia e Covid-19 ka izoluar këngëtarët dhe aktivitetet muzikore janë anuluar, siç ndodhi me Festivalin Europian të Këngës. “Eurovision Song Contest 2020”, pas 64 viteve nuk do të mbahet këtë vit si masë e marrë ndaj koronavirusit. 42 shtete do të bëheshin bashkë në Roterdam të Holandës por po punohet që festivali të mbahet në këtë vend në 2021. Shqipëria në këtë garë përzgjodhi këngëtaren Arilena Arën, e cila nga një sondazh në “Wiwibloggs”, është më e pëlqyera dhe më e votuara. Sigurisht ky është një ngjarje e bukur për artisten e “Fall From The Sky”.