Eva Longoria në pritje të fëmijës së parë
Ylli i Hollywood Eva Longoria është në pritje të fëmijës së saj të parë. Aktorja 42-vjeçare është në muajin e katërt të shtatëzanisë dhe do të sjellë në jetë një djalë. Ndërsa për Evën ky është fëmija i parë, bashkëshorti i saj José Bastón është baba i tre fëmijëve Natalisë, 22 vjeç dhe 14-vjeçarët Mariana e Jose me ish gruan Natalia Esperón. Longoria dhe Bastón u martuan në Acapulco, Meksikë në maj 2016. Më parë këtë vit, Longoria i tha Us Weekly se Bastón ishte një baba i mahnitshëm dhe se fëmijët janë gjëja më e rëndësishme për të.