Eva Murati feston ditëlindjen, po djali i Jozefina Topallit pse mungoi?
Lajmi se moderatorja e njohur Eva Murati është ndarë nga djali i Jozefina Topallit, pas 8 vitesh lidhje u shpërnda në media disa ditë më parë.
Këtë e përforcoi edhe fakti që ajo hoqi të gjitha fotot me Genarin nga Instagrami. Megjithatë bukuroshja i mohoi të gjitha thashethemet dhe tha që thjesht po përpiqet ta mbajë sa më private jetën personale.
Por ditën e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 23 dhe djali i ish-kryeparlamentares nuk duket gjëkundi.
Ajo shihet me kurorë në këtë përvjetor dhe e rrethuar nga tollumbacet, ndërkohë që si gjithmonë shfaqet e kuruar.
Mirëpo mesa duket pohimet e mediave janë më se të vërteta sepse Genari nuk duket në asnjë nga postimet e moderatores, madje as nuk ka reaguar me një urim të veçantë.
KOHA JONË SONDAZH

