Fadil Berisha ndan momentin emocionues nga takimi me Parashqevi Simakun

Fadil Berisha ka ndarë një moment të veçantë me ikonën Parashqevi Simaku gjatë një takimi. Ky takim i mbushur me emocione dhe respekt të ndërsjellë, shënon një rikthim në kujtime dhe vlerësim për kontributet e tyre në art dhe kulturë. Berisha i cili ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në fushën e fotografisë në SHBA, e vlerësoi Simakun për rolin e saj si pionere e modernizmit në muzikën dhe artin shqiptar.

”Është shumë bukur që shohësh të gjithë njerëzit që tregojnë dashuri për ty. Ti e di çfarë ylli je. Ishe e para që solli nga Shqipëria modernizmin në muzikë dhe art”,-u shpreh Berisha, duke ndarë respektin e tij për figurën ikonike të këngëtares. Nga ana tjetër, Parashqevi Simaku vlerësoi arritjet e Fadil Berishës dhe e përmendi si një shembull frymëzimi për shqiptarët kudo në botë. Gjatë bisedës, ajo kujtoi dhe aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, si dhe shprehu mirënjohjen e saj ndaj Elton Ilirjanit, të cilin e quajti “shpëtimtarin e saj”.

Ky takim i rrallë mes dy ikonave shqiptare është një dëshmi e lidhjes së fortë që arti dhe kultura krijojnë mes njerëzve, pavarësisht largësisë dhe kohës. Fadil Berisha dhe Parashqevi Simaku vazhdojnë të frymëzojnë me kontributet e tyre dhe të tregojnë se rrënjët shqiptare mbeten gjithmonë burim krenarie dhe vlerash të përbashkëta

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?