Familja e Dua Lipës në Shqipëri, aventurë tek ”Syri i Kaltër” (FOTO)
Showbiz E Diel, 23 Gusht 2020 18:06
Edhe pse kanë vite që janë larguar nga Kosova për të jetuar në Britani, familja e Dua Lipës nuk e harron atdheun dhe herë pas here kthehen për të kaluar pushimet. Aktualisht familja e këngëtares me famë botërore është duke pushuar në pikat më turistike të Shqipërisë, si Syri i Kaltër apo Thethi. Babai i Duas, ka publikuar foto të shumta nga pushimet dhe është parë në shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijëve.