Familja e Miss Irakut dëbohet nga vendi pasi ajo u fotografua me Miss Izraelin

Foto e tyre duhej të ishte një mesazh paqeje për gjithë botën.

Por, kjo gjë ka pasur pasoja për familjen e Miss Irakut.

Miss Iraku Sarah Idan dhe Miss Adar Gandelsman, bënë një selfie bashkë një muaj më parë ndërsa merrnin pjesë në Miss Universe që mbahej në Las Vegas të SHBA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato e shpërndanë foton për t’i dhënë botës një mesazh paqeje dhe dashurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, menjëherë pas fotos në Bagdad ka nisur një revoltë ndaj Sarah Idan çka e ka detyruar familjen e saj të largohet nga Iraku, nga frika e një hakmarrjeje të mundshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?