Familja e Shkëlzen Jetishit në zi, këngëtari humb njeriun më të shtrenjtë
Showbiz E Mërkurë, 29 Korrik 2020 12:50
Babai i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishit është ndarë sot nga jeta. Lajmi u dha nga vetë këngëtari me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Shkëlzen Jetishi postoi një foto me të atin e ndjerë dhe shkroi: “Sot u nda nga jeta babai ynë Sokol
Jetishi.” Sokol Jetishi u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Ndërkohë kolegë, familjarë dhe fansa të këngëtarit i kanë shprehur ngushëllimet këngëtarit.