“Familja ime u bashkua”, Rezarta Shkurta publikon videon me Ermalin
Pak minuta pas publikimit të lajmit për lirimin e Ermal Hoxhës, bashkëshortja e tij, ish-miss dhe këngëtare Rezarta Shkurta publikon videon. Janë momente pas lirimit ku Ermal Hoxha mban për dore të bijën.
Videoja shoqërohet me këngën e Alban Skënderaj dhe Miriam Cani “Dhurata”. Rezarta ka edhe një mesazh.
“Familja ime e vockel u bashku! Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju, keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”, ka shkruar ajo.
KOHA JONË SONDAZH

