”Familja mbretërore ishte e shqetësuar për lëkurën e Archie”/Markle: Kam menduar vetëvrasjen
Në një rrëfim të jashtëzakonshëm Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle treguan vështirësitë që kishte ndeshur që nga fillimi i lidhjes së tyre, problemet me paragjykimet racore dhe shëndetin mendor të Markle. Në një intervistë për Oprah Winfery, Meghan u shpreh se në muajin e pestë të shtatzënisë kishte menduar edhe vetëvrasjen dhe në disa momente kishte kërkuar ndihmë përmes departamentit të burimeve njerëzore të pallatit, por nuk iu ofrua një gjë e tillë.
“Në atë kohe kisha shumë turp ta thosha e po ashtu ta pranoja, veçanërisht para Harry-t, sepse e di sesa humbje ka pësuar ai dhe sa ka vuajtur, por e di se nëse nuk do ta kisha thënë, do ta kisha bërë dhe sot unë nuk doja të jetoja më”, tha Markle.
Nga ana tjetër Markle rrëfeu se anëtarët e familjes mbretërore Britanike ishin shqetësuar edhe për ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre përpara lindjes së tyre. Markle rrëfeu se për të ishte e dhimbshme të dëgjonte tek diskutohej për lëkurën e të birit, ndërkohë që ajo shqetësohej për faktin se djalin e saj që nuk kishte një titull mbretëror sepse kjo do të thoshte se atij nuk do t’i jepej siguri.
“Ai duhet të jetë i sigurt. Ne nuk po themi mos e bëj atë një princ apo çfarëdo që të jetë. Por nëse po thua se titulli do të ndikojë në mbrojtjen e tyre, ne nuk e kemi krijuar këtë makinë monstruoze rreth nesh thjesht për të shtuar numrat e klikimeve për tabloidet. Ju keni lejuar që kjo të ndodhë, që do të thotë që djali ynë duhet të jetë i sigurt”,-tha më tej.