Fansat e duan dhe e urrejnë David Beckham për dy arsye të ndryshme
David Beckham është komentuar shumë për pjesëmarrjen në dasmën mbretërore. Madje dy gjeste ndanë fansat në dy kampe, pro dhe kundër. I pari është kur David bëri diçka që nuk pritej, teksa ecte me Victorian, ai ndaloi për të përshëndetur policin që qëndronte në hyrje të kishës.
David i dha dorën policit në shenjë respekti për punën e tij, ndërsa Victoria vazhdoi rrugën, duke u treguar mospërfillëse. Kjo është pritur shumë mirë nga fansat e ish-futbollistit, duke u komentuar gjatë në rrjetet sociale.
Pastaj më vonë, një gjest i tij, ndoshta pa dashje ka rënë në sy të fansave si mungesë respekti. Ai ka thyer një rregull teksa përtypte çamçakëz gjatë ceremonisë së dasmës në kishë dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak ndjekësve, të cilët kanë kritikuar sjelljen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

