Fansat e Luizit të zhgënjyer pas krisjes së miqësisë mes tij dhe Efit

Debati mes Luizit, Efit dhe Kiarës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Pas hyrjes së Kiarës dhe Efit në shtëpi, këngëtari u pa goxha i distancuar me këtë të fundit, gjë që shkaktoi dhe përplasjen mes tyre në “Prime”.

Efi nga njëra anë kërkonte që Luizi të mos hidhte poshtë shoqërinë e tyre, por këngëtari mbajti anën e Kiarës duke i dalë kështu kundra saj.

E duket se ky debat ka shkaktuar dhe reagimin e ashpër të fansave të cilët e kanë “kryqëzuar” këtë veprim të Luizit ku shprehen se ndihen shumë të zhgënjyer nga ai.

Madje disa janë shprehur se këngëtari nuk e meriton fitoren e “Big Brother VIP” pas kësaj situate.

SHKARKO APP