Fansat ”hapin arkivat”, koha kur Cristiano Ronaldo ishte imazh i Coca Cola-s (VIDEO/FOTO)

Veprimi i Cristiano Ronaldos në konferencën për media trazoi rrjetin dhe i shkaktoi humbje të madhe kompanisë Coca Cola pasi hoqi dy shishet nga tavolina dhe i zëvendësoi me ujë. Kapiteni i Portugalisë u duk sikur u ofendua, kur pa shishen e Coca Cola-s, në një konferencë shtypi para ndeshjes të së martës në Euro 2020, me Hungarinë.

Futbollisti kapi shishet dhe i largoi nga tryeza e tij dhe më pas mori ujë. Nuk hezitoi t’u drejtohet gazetarëve, me bidonin e ujit në dorë “Pini ujë”. Gjesti i tij i ka kushtuar shumë kompanisë së Coca Colas, vlera e së cilës ka rënë me katër miliardë dollarë.

Fansat kanë hapur “arkivat” duke treguar reklamat e Ronaldos. Me anë të postimeve në Twitter, ata kanë kujtuar kohën kur Ronaldo ka qenë imazh i Coca Colës.

SHKARKO APP