Fansat “kryqëzojnë” Gigi Hadid se nuk është depiluar

Ajo është marrëzisht e dashuruar dhe dëshiron që bota ta dijë. Supermodelja, 22 vjeçare Gigi Hadid, ndau një foto me të dashurin e saj Zayn Malik nga viti i kaluar në Met GALA. Në foto ajo duket që po adhuron partnerin e saj ndërkohë që ai pozon për kamerat. Gigi shkroi mbi foto: “Vetëm këtë pashë në tokë. Oh, ai është kaq i mrekullueshëm, mund të më shkrijë çdo ditë”. Në vend që të komentonin këtë fansat në Instagram komentuan më tepër për qimet nën sqetullat e saj (pak ditë më parë Gigi publikoi një video ku ishte me sqetullat të padepiluara). Njëri shkruante: “A ka qime në sqetullat e saj?” Ndërsa një fans tjetër e mbrojti atë, duke shkruar: “Po Gigi po!’ “Kjo duhet të ishte depiluar” komentoi një tjetër. Megjithatë, një fans u mblodh kundër kritikave, duke këmbëngulur se ata të gjithë po flisnin kot.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?