Fansat shpërthejnë ndaj Sia-s
Ajo ëshë një ndër këngëtaret që dallohet për natyrën e saj të rezervuar, por parukja që Sia përdor për të mbuluar edhe fytyrën, ka detyruar fansat të shpërthejnë ndaj koncertit të saj të dhënë në Melbourne, të enjten. Reagimet e shumta të bëra në rrjetin social Twitter, shtronin pyetjen nëse këngëtarja ishte në skenë, pasi ata as nuk mund ta shihnin dhe as nuk mund ta dëgjonin atë për 90 minuta performancë. Të pranishmit kanë paguar më shumë se 179 dollarë për këtë koncert dhe disa fansa tashmë kërkojnë t’ju rikthehen paratë. “Bileta më shtrenjtë që kam blerë për koncertin më të dobët”, shkruan një përdorues i rrjetit social “Twitter”.