Fatoni gjen zëvëndësuesin e Erës; Ja kush do të jetë ylli i ri
Faton Shoshi e konfirmoi vetë se i ka ndarë rrugët me Era Istrefin. Dikur ishin kudo bashkë, në çdo hap të karrierës së Erës, që nga publikimi i “Bonbon” tek nënshkrimi i kontratës me Ultra Music drejt karrierës ndërkombëtare të saj.
Sot, Faton Shoshi dhe kompania e menaxhimit të artistëve “Nesër” janë gati për të nisur punën përsëri, këtë herë me artistë të rinj.
Fatoni, publikoi në Instagram foto nga një darkë me bashkëpunëtorët duke nënvizuar nisjen e një faze të re. Dhe krah tij, është një prej këngëtarëve më premtues të momentit. Hyrja më e re në menaxhimin e Faton Shoshit është Butrint Imeri.
Këngëtari i “E jona”, “Bella” apo “Xhanëm”, shikohet shpesh në shoqërinë e Shoshit dhe mesa duket, janë tashmë një e tërë e kompletuar. “Loja fitohet pa e filluar”, shkruan Fatoni në një foto ku shfaqet me Butrintin dhe bashkëpunëtorët e tyre në produksionet muzikore dhe për videoklipet. /Anabel/
https://www.instagram.com/p/Bd3VlSHnKEQ/?taken-by=fatonshoshi
https://www.instagram.com/p/BdyPCd7HEs1/?taken-by=fatonshoshi