Fejohet aktorja Paltrow

Aktorja Gwyneth Paltrow, të hënën më 8 janar, e bëri të ditur lajmin se është fejuar me producentin televiziv Brad Falchuk, duke thënë se ka vendosur t’ia japë martesës edhe një shans.

45-vjeçarja Paltrow, e cila gjithnjë e ka përshkruar shkurorëzimin e saj nga bashkëshorti Chris Martin si ndarje në kushte shoqërore, e konfirmoi lajmin e fejesës në një intervistë ekskluzive për numrin e fundit të revistës së saj “Goop”, transmeton emisioni “Express” në KTV.

Paltrow dhe Falchuk kanë dy vjet që janë në lidhje dashurie. Falchuk ishte bashkëkrijues i serisë së njohur të vitit 2009 “Glee”, së bashku me Ryan Murphy-n, ku edhe është takuar për herë të parë me aktoren e njohur Hollywoodiane. Ai poashtu gjendet prapa suksesit të serive të famshme televizive si “American Horror Story” dhe “Scream Queens.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?