Fejohet djali i Ardit Gjebreas, ky është dedikimi i veçantë i tij (VIDEO)

Dje në mbrëmje  djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebreas është fejuar me vajzën e biznesmenit Adi Haxhiymeri, të quajtur Merlin. Të rinjtë ishin në një lidhje prej shumë kohësh ndërkohë çdo gjë u bë publike për mediat vetëm pak kohë më parë. Por ato që kanë festuar dhe gëzuar më shumë për këtë bashkim janë dy familjet e të rinjve.

Ardit Gjebrea shprehet i emocionuar për këtë hap të rëndësishëm për djalin e tij.  Krahas fotos së dy familjeve ai shkruan “Një familje”.

Në një video, ku çifti shihet duke ngrënë tortë, afrohet vajza e vogël e Arditit, Ana, e cila krijon një situatë gazmore teksa i thotë nuses së vëllait, “Nga sot e tutje do të të quaj Merlin Gjebrea”.

SHKARKO APP