“Femër xheloze që kërkon vëmendje”, Irid Oxa krahason Eva Muratin me Neymar
Irid Oxa dhe Rike Roçi u bënë pjesë e mediave ndërkombëtare si tifozet më seksi shqiptare gjatë Europianit të 2016.
Vëmendja te dy mikeshat seksi u rikthye sërish gjatë ndeshjeve të Kampionatit Botëror, kur prezantuesja Eva Murati bëri një koment, që më pas u kthye në debat mes saj dhe Rike Rocit.
Mirëpo mikesha e saj Iridi duke folur në një intervistë për “Panorama Plus” tha se deklarata e Muratit ishte thjesht një “xhelozi femërore”,.
Ndër të tjera Irid ka thënë:
Opinioni im personal është se duke mos përfshirë askënd tjetër në këtë debat pa sens nga ana e znj. Eva Murati, dëshiroj të theksoj disa aspekte: M’u duk absolutisht një xhelozi femerore, duke dashur (ndoshta) znj. Murati të ndezë reflektorët mbi veten. Por kjo ishte një taktikë e gabuar si simulimet e Neymar, pasi ndoshta nuk e kishte aq të nevojshme.
Ajo foto nuk u postua nga Rike dhe unë, ashtu si e përdori znj. Murati për të folur mes këtyre gërricjeve për veten e vet.
Askush nuk e tërhoqi vëmendjen nga djemtë e Kombetarës, të cilët u vlerësuan dhe këtu fjalët janë të tepërta, por përbri aftësive të tyre, iu shtua një aset më tepër në lidhje me bukurinë femërore shqiptare.
Nuk e shoh aspak si një deficit për Shqipërinë, por një plus kur u kujtua edhe një herë në arenën ndërkombëtare të ishte pjesë e këtij sipari, edhe pse nuk ishte pjesë e lojes. Prandaj, duhet marrë me pozitivitet dhe sportivitet, gjë që moderatoret nuk e absorbojnë.
Sepse ajo që unë vura re, është se moderatoret ishin kukullat e këtij Botërori, pasi historikun, zh villimin dhe evolimin nuk e njohin.
Nëse të ftuarit do të ishin më ngacmues në lidhje me Botërorin, ato do stopoheshin shumë lehtë. Një pyetje kam unë, për shembull, për zonjën që autovlerësohet dhe elozhohet: cilin stil loje luante Edson Arantes, po Nadcimiento? (Tani e di që e ka të thjeshtë përgjigjen, se do të doja t’ia bëja live).”

KOHA JONË SONDAZH

