Fëmijët e Alketa Vejsiut dalin për herë të parë në ekran (FOTO)
Moderatorja e njiohur, Alketa Vejsiu ka dy fëmijë, por ka preferuar mos t’i bëjë publik duke postuar rrallë foto me ta e ku nuk ja tregon fytyrën.
Mirëpo Alketa ka vendosur t’i prezantojë fëmijët pasi mbrëmjen e djeshme ata ishin në Tv Klan për të ndjekur live “Në kurthin e Piter Pan”.
Bukuroshja e nisi emisionin duke u shprehur se është hera e parë që ata vijnë ta ndjekin dhe u dërgoi një puthje.
Kamera i kapi për pak sekonda Nicole dhe Lionelin teksa ata përshëndetën mamin e tyre.
Alketa u shpreh se për shkak të punës në televizion nuk i kushton dot shumë kohë të vegjëlve e saj, por ajo i do shumë, ashtu siç do çdo fëmijë në Piter Pan.

KOHA JONË SONDAZH

