”Fëmijëve të saj nuk u mungonte luksi, e as shtëpia”, Luizi e quan Arjolën si lojtaren më fallso të BBVA 1
Kudo është ”Big Brother”. Banorëve iu kërkua të diskutonin mbi banorët e edicionit të kaluar. Një nga pyetjet e dhëna nga produksioni është: “Viktimizim apo mall loja e Arjolës”, referuar faktit që ish-konkurrentja prekej shpesh për fëmijët. Të gjithë banorët kanë qenë të mendimit se loja e saj nuk ishte aspak viktimizim, por përveç Luizit.
“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh dhe nuk u mungon absolutisht asgjë fëmijëve të saj, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asgjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallso, nga fillimi deri në fund. Përsa u përket lotëve, është mëse normale që nëna për fëmijët do qajë. Ajo që nuk më pëlqente ishte fakti që çdo dy ditë, do të përmendte fëmijët. Me gjithë respektin, por edhe të tjerët kishin fëmijë aty, kishin nëna, motra etj. Arma e vetme e saj ishte ”përmend fëmijët, qaj, përmend fëmijët, qaj”. Për mua ishte viktimizim”,-tha ai.
Në edicionin e kaluar, Arjola Demiri diskutoi ndër të tjera mbi problemet familjare me të cilat i është dashur të përballet ajo dhe 3 fëmijët e saj. Top Channel u dhuroi një shtëpi.