Femra më e bukur në botë, largon nga froni Bella Hadidin
Në fund të vitit gjithmonë janë të rezervuara listat me shpalljen e më të mirëve. Kështu ka qenë edhe për bukurinë femërore. Kohë më parë, sipas hulumtimit të shkencëtarëve, Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë. Bella, sipas analizave të grupit të shkencëtarëve i cili merret me detajet më të imta, është shpallur femra më e bukur në botë me proporcionin perfekt të fytyrës. Sipas listës tradicionale TC Candler, Bella nuk është më në këtë listë. Në këtë listë kryesisht gjenden emrat që janë më pak të njohur, mirëpo lista paraqet zgjedhje të bukurosheve më të ndryshme. Më saktësisht në vendin e parë është gjendur këngëtarja 20-vjeçare, anëtare e grupit “Twice” Chou Tzu-yu, e cila është e famshme në Korenë Jugore, ndërsa ka fituar falë votave të adhuruesve.