Fergie flet për vështirësitë nga varshmëria prej drogës
Këngëtarja Fergie ka folur me guxim për luftën e saj nga varësia prej narkotikëve. Fergie ka hapur zemrën dhe ka folur për luftën me psikozën dhe demncën. Gjatë kohës së ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fergie ka zbuluar se si në moshë të re nuk e kishte aspak të lehtë. Ajo thotë se eksperimentet me drogë e sollën deri te problemet e vështira shëndetësore. “Kisha prekur fundin. Kam vuajtur nga psikoza dhe demenca. Kisha halucinacione në baza ditor”, ka pranuar Fergie. Ajo ka zbuluar edhe për pasojat që kishte bartur pas konsumimit të drogës. “Dija të ulesha në hapësirë të mbyllur ku më shfaqeshin bletë dhe lepuri”, ka thënë këngëtarja. Në fillim krejt kjo i dukej argëtuese, por shumë shpejt kuptoi se deri ku kishte arritur. “Dita kur ndalova të argëtohesha ishte dita kur forca, besimi dhe shpresa ime u zgjuan për diçka më të mirë”, tha ajo për Daily Mail. Ajo në këtë intervistë po ashtu diskutoi shkurtimisht divorcin me Josh Duhamelit pas tetë vjet martese. Ajo tha se nuk ka kohë për pikëllim, pasi po punon shumë për të promovuar albumin e saj të parë solo “Double Dutchess”.